Meshkujt shpesh pas takimit të parë e vendosin nëse ajo është e vërteta, ndërsa femrat bien në dashuri për një kohë më të gjatë, madje ju nevojiten disa muaj. Një e katërta e meshkujve që morën pjesë në këtë studim, thotë se ata besojnë në dashuri në shikim të parë dhe se mund të dallojnë partnerin e jetës së tyre në një moment të vetëm.
Rezultatet e anketës treguan se femrat kanë tendencë të konsultohen me familjen dhe miqtë para se të bien në dashuri. Për të rënë në dashuri mund t’ju marr kohë më e gjatë, një muaj apo më shumë.
Në saktësisht të njëjtat rezultate erdhi edhe studimi i kryer në Britaninë e Madhe, ku konstatohet se femrat bien në dashuri më rrallë se sa meshkujt. Në fakt, shumica e femrave që morën pjesë në studim u përgjigjen se ato mund të dashurohen vetëm një herë në jetën e tyre.