12 maj-“ Gjashtë nga vajzat e ndaluara janë shtetase të Shqipërisë, ndërsa tre prej tyre janë nga vendi.
Në këtë operacion kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike ato u zbuluan në një lokal në Zhelinë dhe se ka dyshime për qëndrimin e tyre të paligjshëm dhe pa lejet e duhura të kryerjes së këtyre aktiviteteve”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski
Në një aksion të policisë së Tetovës janë ndaluar nëntë vajza, që siç mësohet po punonin ilegalisht si këngëtare dhe kamariere.