www.Zemra.Org

Obama: Nuk e urojmë Thaçin pa u vërtetuar se u zgjodh pa e shkelur Kushtetutën

Duket se zgjedhja e Hashim Thaçit si President i Kosovës është duke u marrë me rezerva nga shtetet mike.

Pasi që nga zgjedhja e tij, ai nuk u urua as nga Bashkimi Evropian e as nga ShBA, ka ardhur një deklaratë e fuqishme që shpjegon më së miri pse po ndodh kjo.

Është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili siç duket, ka vënë në pikëpyetje zgjedhjen si president të Hashim Thaçit.

“Shtetet e Bashkuara janë të interesuara të ruhet demokracia gjithkund nëpër botë. Gjithë bota e di që në ShBA, Kushtetuta është gjëja më e paprekshme. Këtë do të donim ta shihnim edhe në vendet e Ballkanit, të cilat kanë demokraci paksa të brishtë”, ka deklaruar Obama për CarolinePress.

I pyetur se pse nuk ka uruar homologun më të ri nga Kosova, Obama ka thënë se nuk preferon të ngutet.

“Ka muaj në Kosovë që Parlamenti s’është funksional. Në anën tjetër, nëpër rrugë shihet revoltë popullore. Ka një gjë që nuk po shkon në Kosovë. Mendoj se duhet të presim që të vërtetojmë se a është zgjedhur Thaçi në përputhje me Kushtetutën”, ka theksuar Obama.

Shqetësimin në lidhje me zgjedhjen e Thaçit e ka shprehur edhe BE.

Exit mobile version