Palët nuk kanë mundur të pajtohen për telekomin dhe energjinë që kanë qenë pikat kryesore të diskutimit. Pas pak orësh gjumë, raportohet se të dy kryeministrat do të kenë një drekë pune të përbashkët me Ashton, Ndërkohë, një tjetër takim është caktuar për 8 korrik, raporton “Koha”.
Në prag të takimit, Thaçi iu tha gazetarëve se është i bindur se do të arrihet ujdia përfundimtare lidhur me zbatimin e marrëveshjes, duke shtuar që Kosova në kohë rekorde do të zbatojë marrëveshjen dhe se është inkurajuese që porosi të tilla vijnë edhe nga qeveria e Serbisë.