KosovaLajmePolitika

Pajtohen për zgjedhjet, gjykatat, policinë, por jo për energjinë dhe telekomin

thaciKa përfunduar rreth orës 3 darka e punës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic. Pas takimi baronesha Ashton ka njoftuar se të dyja palët janë pajtuar për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen, për policinë dhe gjykatat. Ashton ka thënë se janë bërë përparime dhe se ajo do t’i njoftojë për këtë shtete e BE-së.

Palët nuk kanë mundur të pajtohen për telekomin dhe energjinë që kanë qenë pikat kryesore të diskutimit. Pas pak orësh gjumë, raportohet se të dy kryeministrat do të kenë një drekë pune të përbashkët me Ashton, Ndërkohë, një tjetër takim është caktuar për 8 korrik, raporton “Koha”.

Në prag të takimit, Thaçi iu tha gazetarëve se është i bindur se do të arrihet ujdia përfundimtare lidhur me zbatimin e marrëveshjes, duke shtuar që Kosova në kohë rekorde do të zbatojë marrëveshjen dhe se është inkurajuese që porosi të tilla vijnë edhe nga qeveria e Serbisë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close