Janë disa paragjykime kur seksi dhe dashuria janë në pyetje, në të cilat, për fat të keq, ka shumë që besojnë se kjo i parandalon të jenë të lumtur.
Njeriu dashuron vetëm njëherë
Nëse mendoni se është e natyrshme të dashurohet vetëm një person gjatë gjithë jetës, atëherë besoni në përralla për dashurinë, e cila zgjat gjatë gjithë jetës dhe po mashtroheni shumë keq. Edhe pse përralla në dashurinë tuaj tashmë ka përfunduar për të keq, herët a vonë, përsëri do ta gjeni personin ideal.
Dashuria ime do të ndryshojë
Partnerin pranojeni ashtu si edhe është, e nëse mangësitë e tij ju pengojnë për së tepërmi, braktiseni. Kërkoni një person më të pjekur dhe më stabil, e jo dikë që duhet ta mësoni rreth vlerave të jetës.
Fëmijët forcojnë martesën
Nëse dëshironi që përralla për martesën e lumtur dhe dashurinë të ekzistojnë, partnerit tuaj i kushtoni po aq kohë sa edhe fëmijës tuaj. Nëse nuk ia dilni, do të jetoni duke ëndërruar dashurinë e vërtetë: partneri do ta dijë se e dashuroni edhe më tutje, e fëmijët do të jetojnë të lumtur duke e ndjerë dashurinë në shtëpi.
Tradhtia si shpëtim i lidhjes
Në raste shumë të rralla tradhtia mundet ta përmirësojë lidhjen, por nëse partneri edhe e falë tradhtinë, në gojë do t’i mbetet shija e tradhtisë, e në mendje mosbesimi. Kur në lidhje shfaqet mosbesimi, nuk ka kthim prapa.
Meshkujt tradhtojnë më shpesh se sa femrat
Si meshkujt po ashtu edhe femrat tradhtojnë për të njëjtat arsye: kërkojnë diçka të re dhe interesante. Femrat shpeshherë kanë edhe një arsye tjetër: nëse ndjejnë se partneri nuk i vlerëson dhe çmon aq sa duhet, përqafimin do ta kërkojnë diku tjetër.
Femrat nuk munden pa paralojë
Edhe femrat kënaqen në seksin e shpejtë, spontan dhe me plot pasion, ndërsa që paraloja shpeshherë bëhet e mërzitshme. Në gjithçka duhet gjetur një mesatare.
Meshkujt dashurohen pas gjoksit të madh
Në bazë të studimeve që kanë bërë psikologët britanik, vetëm 25% e meshkujve së pari vlerësojnë madhësinë e gjoksit, ndërsa 75% e pjesës tjetër shikojnë në fytyrë dhe duar. Më shumë se gjoksit të madh meshkujt vlerësojnë inteligjencën dhe sensin për humor.