www.Zemra.Org

PayPal në Shqipëri, më në fund plotësisht funksional

Në kuadër të forumit më të madh të ueb masterave shqiptar Webmaster.al u dha një lajm interesant që kishte të bënte me Paypal dhe Visa.

Shërbimi i pagesave online PayPal në bashkëpunim me Visa, kanë pranuar së fundmi edhe Shqipërinë në listën e shteteve që mund të marrin dhe dërgojnë pagesa online, duke pasur një llogari të thjeshtë në Paypal.com dhe tani procesi i pagesave të këtilla është tërësisht funksional edhe në Shqipëri.

Edhe pse Shqipëria ishte pjesë e PayPal që nga viti 2008, problemi kryesor ishte fakti që vetëm mund të dërgoheshin para (pra të bënit blerje në internet) e ndërsa sot, me 7 Prill 2011 më në fund të gjithë përdoruesit mund të kenë një llogari të plotë në PayPal, ku mund të bëni fare thjesht transferime online duke pasur vetëm e-mailin e personit që dëshironi ti dërgoni para.

Shërbimi i ri i pagesave online paraqet një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë, e mbi të gjitha kjo do të shërbejë më së miri për ata që bëjnë rregullisht transferime online, duke shfrytëzuar PayPal.

E gjersa e mirëpresim këtë lajm të mirë për tregun shqiptar, mbesim me shpresë që diçka të ngjashme do të përfitojmë edhe në Kosovë brenda një të ardhme të afërt.

Exit mobile version