www.Zemra.Org

Polici kërcënon gazetaren e Klan Kosova

Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin se një polic i Republikës së Kosovës ka kërcënuar gazetaren e Klan Kosovës, Iliri Pireva.

“Zyrtari policor nga Rajoni i Prishtinës, ka kërcënuar sot (e shtunë) gazetaren Pireva se do të ketë pasoja nëse ajo guxon të shfaqë në televizor pamjen ku shihet edhe polici. Po ashtu duke marrë guxim nga sjellja e policit, në të njëjtën formë gazetaren e ka kërcënuar edhe një pylltar”, thuhet në një kumtesë të AGPK.

Bëhet e ditur se Iliri Pireva bashkë me kameramanin Veton Ethemi kanë qenë duke e trajtuar një temë që kishte të bënte me konfiskimin e drurëve nga prerësit ilegalë.

AGKP i ka bërë thirrje Inspektoratit të Policisë së Kosovës të marr masa të menjëhershme ndaj policit i cili guxon pa asnjë të drejtë të pengojë dhe të kërcënojë gazetarët që janë në krye të detyrës. Po ashtu, AGPK kërkon nga përgjegjësit që ta marrin me seriozitet sjelljen e pylltarit ndaj gazetares së Klan Kosova.

Exit mobile version