AS bën të ditur se Reali është duke u përgatitur ta shesë argjentinasin në fund të sezonit, nëse ata gjejnë një zëvendësim kualitativ.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është një tifoz i flaktë i Higuain dhe bëri përpjekje për ta sjellë argjentinasin në Stamford Bridge që në afatin kalimtar të janarit.
Juventusi po ashtu është i interesuar në lojtarin, edhe pse burime thonë se nënshkrimi me sulmuesin e Romës, Marco Borriello, ka hequr Higuainin nga lista e dëshirave të Zonjës së Vjetër.