“Ka qenë një vit i madhërishëm për Nomën dhe kryekuzhinieri i saj, Rene Rexhepi është bërë sinonim i ‘gjeneratës së re’ të kuzhinës globale: një parahyrje për darkë interesante”, ka thënë një zëdhënës i Restaurant Magazine, cituar nga”Koha Ditore” .
“Nuk dua të jem njeri i një suksesi të vetëm. Nuk është keq kështu”, ka thënë Rexhepi pak ditë para se restoranti i tij të ri-konfirmohej për më të mirin në botë, transmeton Indeksonline.
Babai i Rexhepit është shqiptar nga Maqedonia, kurse nëna e tij është daneze. Në këtë prezantim për TED, Rexhepi shpjegon suksesin me restorantin në Kopenhagë.