BotaInteresanteLajme

Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi, më i miri në botë!

‘Noma’ në Danimarkë është sërish restoranti më i mirë në botë. Vlerësimin pronarit shqiptar të tij, Rene Rexhepi, ia jep sërish revista britanike Restaurant, që shpallë 50 më të mirët e botës.

“Ka qenë një vit i madhërishëm për Nomën dhe kryekuzhinieri i saj, Rene Rexhepi është bërë sinonim i ‘gjeneratës së re’ të kuzhinës globale: një parahyrje për darkë interesante”, ka thënë një zëdhënës i Restaurant Magazine, cituar nga”Koha Ditore” .

“Nuk dua të jem njeri i një suksesi të vetëm. Nuk është keq kështu”, ka thënë Rexhepi pak ditë para se restoranti i tij të ri-konfirmohej për më të mirin në botë, transmeton Indeksonline.

Babai i Rexhepit është shqiptar nga Maqedonia, kurse nëna e tij është daneze. Në këtë prezantim për TED, Rexhepi shpjegon suksesin me restorantin në Kopenhagë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button