Ylli nga Barbados, Rihanna, ka lënë të shtangur fansat e saj dhe njerëz të zakonshëm gjatë qëndrimit të saj në principatën e Monacos.
Rihanna kishte qëndruar në Monaco të premtën ku ajo është dashur të mbajë koncertin e saj në kuadër të turneut “Diamonds”.
Dhe, ajo arriti që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me një veshje që lart e shfaqte atë të bukur, por posht dukej sikur të kishte rroba banjo.
Ajo doli publikisht pak orë pasi ishte parë duke u argëtuar me ngasësin e Formula 1, Lewis Hamilton, i cili kohë më parë ishte ndarë nga Nicole Scherzinger.
Rihanna performoi të premtën mbrëma, por me tri orë vonesë duke lënë të zhgënjyer fansat e saj.
Shpresojmë që yjet tona të estradës si Dafina Zeqiri dhe Tuna të mos kopjojnë këtë veshje të tmerrshme të Rihannas.
[portfolio_slideshow id=16004]