Rrahja mes dy grupeve ka ndodhur në bulevardin “Treta makedonska brigada” në Shkup.
Grupi i nxënësve të cilët ka sulmuar nxënësit e shkollës “Vllado Tasevski” ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes por policia arriti të arrestojë 14 prej tyre.
Motivet për sulmin e nxënësve ende nuk janë mësuar.
Ndërsa jo zyrtarisht mësohet se nxënësit nga PTT kanë qenë të nacionalitetit maqedonas, ndërsa ata të shkollës kimike kanë qenë shqiptarë, por ende nuk dihet nëse ka kjo ndonjë lidhje me incidentin e ndodhur.