“Kam qenë emigrante ilegale në Amerikë. Në realitet, nuk ka zgjatur shumë, por megjithatë ashtu ka qenë”, ka thënë Hayek për edicionin spanjoll të revistës “V”.
Aktorja e bukur meksikane, po ashtu, ka zbuluar për lexuesit se për shkak të prejardhjes së saj ka pasur probleme të shumta.
“Për regjisorët dhe producentët amerikanë ka qenë e paimagjinueshme që të meksikane mund të fitojë rolin kryesor”, ka thënë Hayek.