VIP

Salma Hayek ka hyrë në Amerikë ilegalisht

Aktorja meksikane ka shokuar opinionin kur ka pranuar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë si emigrante ilegale. Salma Hayek në vitet ?90-ta ishte zhvendosur në Los Anxhelos, për të nisur karrierën filmike, por nuk kishte poseduar dokumente valide për të hyrë në SHBA.

“Kam qenë emigrante ilegale në Amerikë. Në realitet, nuk ka zgjatur shumë, por megjithatë ashtu ka qenë”, ka thënë Hayek për edicionin spanjoll të revistës “V”.

Aktorja e bukur meksikane, po ashtu, ka zbuluar për lexuesit se për shkak të prejardhjes së saj ka pasur probleme të shumta.

“Për regjisorët dhe producentët amerikanë ka qenë e paimagjinueshme që të meksikane mund të fitojë rolin kryesor”, ka thënë Hayek.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close