Hoxhaj ka potencuar se Serbia e ka njohur sovranitetin e brendshëm dhe ndërkombëtar të Kosovës, përmes marrëveshjes mbi menaxhimin e integruar të kufijve.
“Në dhjetor 2011 delegacionet e Serbisë dhe Kosovës kanë nënshkruar në Bruksel një marrëveshje mbi menaxhimin e integruar të kufijve. Bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme, sepse në këtë mënyrë Beogradi ka njohur ‘de facto’ e ‘de jure’ ekzistencën e kufijve ndërshtetërorë midis Kosovës dhe Serbisë. Ky është një ndryshim i madh”, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare.
“Protokolli teknik parashikon 6 vendkalime kufitare me praninë e njësive policore dhe doganave të Kosovës nga ana jonë dhe nga Serbia nga ana tjetër. Kur Beogradi ka pranuar këtë marrëveshje bilaterale, ka njohur automatikisht edhe sovranitetin e brendshëm të shtetit tonë”, theksoi Hoxhaj.