Këngëtarja për këtë rast kishte zgjedhur një fustan ngjyrë ari, i cili theksonte linjat e saj dhe zbulonte shpinën. Variantin elegant të tepihut të kuq këngëtarja në skenë e kishte ndërruar me një më të përshtatshëm për interpretim dhe më pas ka ndërruar veshjen edhe disa herë.
Me paraqitjen e saj Shakira ka mahnitur gjermanët. Edhe pse këtë vit nuk ka fituar një çmim sikur vitin e kaluar, Shakira definitivisht ka qenë yll.
Disa prej çmimeve edhe personalisht ua ka dorëzuar fituesve, e përveç saj, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të pranishëm kanë qenë edhe Xhesika Shuarci, Lili Bekeri, Karl lagerfeldi, Orlando Blumi, Sara Xhesika Parkeri dhe shumë të famshëm të tjerë.