Media njofton se shtatë deri në dhjetë djem të panjohur kanë sulmuar fizikisht A.D. (14), S.Z. (15) dhe R.I. (14), nxënës shqiptarë në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” dhe banorë në fshatin Luboten.
Sulmuesit kanë filluar t’i rrahin tre djemtë me grushte dhe shkelma në gjithë trupin, duke u shkaktuar lëndime të dukshme, ënjtje dhe skuqje.
Sipas deklaratave të të sulmuarve, sulmi fizik ka ndodhur pa asnjë arsye apo shkak. Stacioni Policor-Çair po merr masat për të gjetur autorët e krimit.