Policia e Maqedonisë ka njoftuar se para dy ditëve ka ndaluar makinën e tipit “Hyundai” në vendkalimin Bogorodicë, me ç’rast gjatë kontrollit dhe pyetjes së pronarit të makinës, shtetasit nga Shqipëria kishte deklaruar se nuk po transportonte asgjë.
Mirëpo, gjatë kontrollit nga doganierët është zbuluar se në bagazhin e makinës, ai kishte fshehur gruan e tij.
Ndaj 35 vjeçarit A.M., nga Shqipëria është shqiptuar masa e paraburgimit prej 20 ditëve, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij pritet të ndërmerren masa tjera, për shkak se ajo nuk posedonte dokumente personale.