InteresanteLajme

Shqiptari tentoi të kalojë kufirin me gruan e tij në bagazhin e veturës!

Janë shfaqur edhe fotografitë në të cilat shihet se si shtetasi shqiptar A. M., kishte fshehur gruan e tij në bagazhin e makinës, për të kaluar nga Greqia në territorin e Maqedonisë.

Policia e Maqedonisë ka njoftuar se para dy ditëve ka ndaluar makinën e tipit “Hyundai” në vendkalimin Bogorodicë, me ç’rast gjatë kontrollit dhe pyetjes së pronarit të makinës, shtetasit nga Shqipëria kishte deklaruar se nuk po transportonte asgjë.
Mirëpo, gjatë kontrollit nga doganierët është zbuluar se në bagazhin e makinës, ai kishte fshehur gruan e tij.

Ndaj 35 vjeçarit A.M., nga Shqipëria është shqiptuar masa e paraburgimit prej 20 ditëve, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij pritet të ndërmerren masa tjera, për shkak se ajo nuk posedonte dokumente personale.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close