Mediat greke bëjnë të ditur se makina ku udhëtonte familja është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga duke u përplasur me një masiv shkëmbor. Familja po kthehej në Shqipëri për të festuar Lindjen e Krishtit dhe Vitin e Ri. Nga të dhënat e para mësohet se familja e aksidentuar është nga Gjirokastra.