www.Zemra.Org

Si duken femrat e forta! (Foto)

Fotografi Martin Schoeller ka bërë disa fotografi të pazakonta të femrave më të fuqishme në botë, të cilat profesionalisht merren me ‘bodybuilding’.

Në botën ku vlerësohet secili muskul, këto fotografi mund të jenë dëshmi e të përsosurës, mirëpo për pjesën normale të botës janë dëshmi e ekstremes.

Gara e parë profesionale e “bodybuildingut femëror” është mbajtur në SHBA në vitin 1978, ndërsa konkurrentet vlerësohen në bazë të formës, simetrisë, proporcioneve, tonusit muskulor, pozimit dhe masës së përgjithshme të bukurisë.

Edhe pse kurrë nuk flitet për këtë temë, sipas Daily Mail, shumë femra përdorin hormonin muskulor testosteron, sepse është vështirë që ato të zhvillojnë muskuj të ngjashëm me meshkujt.

Exit mobile version