Silva Gunbardhi nuk është nga ato këngëtare që ekspozojnë trupin në skenë apo nëpër videoklipe për të bërë më shumë fansa.
Këngëtarja nga Shqipëria është bërë e dashur për publikun me këngët e saj pa pasur nevojë të zhvishet, ashtu që nuk ka dhënë shumë mundësi që të komentohen linjat e saj.
Megjithatë, as ajo nuk ka mundur t’i bëjë ballë motit të nxehtë dhe sezonit të plazhit. Së fundmi këngëtarja është fotografuar në bregdet.
Kujtojmë që Silva u bë e famshme me megahitin “Të ka lali shpirt”, në bashkëpunim me Mandin dhe Dafin, i cili deri më tash është shikuar mbi 22 milionë herë në YouTube.