Gjatë ndeshjes Kroaci – Spanjë (22-24) kroatët kanë provokuar serbët duke brohoritur: “Vukovar, Vukovar” dhe “Kush nuk kërcen është sllav”.
Në të vërtetë, provokimet kanë ardhur nga një grup i vogël i tifozëve kroat, pasi shumica e atyre që ishin të veshur me fanelëln kroate nuk e kishin pranuar se kanë bërtitur. Mediat serbe kanë theksuar se të gjithë ata që nuk kanë provokuar kanë edukatë familjare, duke ditur se si duhet të sillen në shtëpinë e organizatorit.
Nuk duhet harruar se është i mundur një takim midis kombëtares kroate dhe asaj serbe në fazën finale të kampinatit europian në “Arenën” e Beogradit. Serbët shpresojnë se provokime të tilla nuk do të ndodhin.