Policia njoftoi se 53-vjeçari Mehmet Beqiri u qëllua në makinën e tij të tipit Benz me targa 8428A.
Uniformat blu shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vetëm pak çaste pas krimit arrestuan si autor të dyshuar Aldo Morinën, nënoficer i repartit ushtarak të Zall Herrit.
Për policinë, dy personat njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa thuhet se vrasja mund të ketë ndodhur për çështje morale, ndërsa nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të hetimit.