www.Zemra.Org

Tiranë, zjarr i fuqishëm në një magazinë

Një zjarr i fuqishëm në një magazinë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës ka vënë në alarm këtë pasdite zjarrfikësit e kryeqytetit dhe të Durrësit.

Magazina ndodhet pranë Drejtorisë së Nxjerrjes së Targave, pranë fshatit Domje.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë gjashtë makina zjarrfikëse, që po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas News 24, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga dy punëtorë që po saldonin një objekt në brendësi të magazinës. Aktualisht nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.

Exit mobile version