“Efektivët policor menjëherë kishin ndërmarr të gjitha veprimet e mundshme dhe bazuar në të dhënat preliminare kanë arrit që të mësojnë se personat e dyshimtë: Murat L.(1959) dhe Blendi R.(1985), ishin së bashku me viktimat, Luan D.(1981), Uran D.(1977) dhe Noli D.(1993) duke u gostitur dhe pas një kohe nën ndikim të alkoolit ishin fjalosur mes vete ku kishte edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në kumtesën e Policisë.
Sipas policisë, ndaj personave të dyshuar janë ndërmarr të gjitha veprimet konform Ligjit dhe vendimit të Prokurorit të çështjes.