Sipas Daily Star, United ka kontaktuar agjentin e tij Ulisse Savini për një transferim në vlerën e 10 milionë funteve në Ligën Premier.
Shaqiri, 20-vjeçar, madje është krahasuar me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, nga mediat angleze, pas një varg të paraqitjeve impresive për Baselin dhe për Zvicrën.
Edhe Liverpooli ka vëzhguar nga afër kosovarin që kur Roy Hodgson ishte menaxher dhe drejtori sportiv i klubit anglez, Damien Comolli, e kishte përcjellë atë disa herë.
Fergie është i bindur se do të mund t’i sigurojë shërbimet e lojtarit dhe mund t’i ofrojë një pagë më të madhe, por Shaqiri mund të jetë i joshur të qëndrojë te Basel, pasi arriti të kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve duke eliminuar pikërisht United.