Sipas asaj që mësohet, e që përcjell “La Repubblica”, të dy ishin punëtorë bujqësie në ndërmarrje dhe duke punuar mes tyre shpërtheu një zënkë, ndoshta për probleme të mëparshme.
I riu e goditi viktimën në fillim me dhe më pas me një palë gërshërë të mëdha, që përdornin për punë në fushë. 22-vjeçari u largua më pas, por u ndalua nga policia në një postobllok të organizuar nga karabienierët pas alarmit të dhënë nga punonjësit e tjerë të ndërmarrjes, transmeton Shekulli online.
Gjithmonë sipas asaj që mësohet nga mediat, djali i ri kërkoi t’ia mbathë duke i kërkuar një automobilisti që ta shoqëronte deri diku.