BotaKronika e ZezeLajme

Vritet kosovarja 47 vjeçare nga bashkëkombasi 22 vjeçar

vrasjeNjë grua me origjinë nga Kosova, 47-vjeçare, është vrarë sot në mëngjes rreth orës 10:00 në një ndërmarrje bujqësore në Volpaia, në komunën e Radda-s në Chianti (Siena) të Italisë. Është ndaluar ndërkohë nga karabinierët e Sienës një 22-vjeçar, bashkëkombas dhe shok pune i viktimës.

Sipas asaj që mësohet, e që përcjell “La Repubblica”, të dy ishin punëtorë bujqësie në ndërmarrje dhe duke punuar mes tyre shpërtheu një zënkë, ndoshta për probleme të mëparshme.

I riu e goditi viktimën në fillim me dhe më pas me një palë gërshërë të mëdha, që përdornin për punë në fushë. 22-vjeçari u largua më pas, por u ndalua nga policia në një postobllok të organizuar nga karabienierët pas alarmit të dhënë nga punonjësit e tjerë të ndërmarrjes, transmeton Shekulli online.

Gjithmonë sipas asaj që mësohet nga mediat, djali i ri kërkoi t’ia mbathë duke i kërkuar një automobilisti që ta shoqëronte deri diku.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button