Njëri prej dëshmitarëve të kujdesshëm – me siguri nga dritarja e kuzhinës së tij – hapi kamerën e telefonit dhe xhiroi fluturaken e argjendtë në formë të rrumbullakët e cila praktikisht nuk prodhonte kurrfarë zhurme.
Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi mbi qiellin e qytetit Filled, por tash për tash nuk dihet se çka mendojnë ufologët për këtë fluturake mbi qiellin e Turqisë.
Sido që të jetë kjo video është shumë e mirë dhe pas disa shikimeve mund të shihet qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë aeroplan komercial ose ndonjë fluturake të njohur nga njerëzit.