BotaLajmeVIDEO

Xhirohet UFO në mes të agimit mbi Turqi

Disa banorë të Turqisë mbetën të shokuar kur së bashku me këngën e gjelit në sabah kanë parë në qiell edhe një fluturake të çuditshme ngjyrë argjendi.

Njëri prej dëshmitarëve të kujdesshëm – me siguri nga dritarja e kuzhinës së tij – hapi kamerën e telefonit dhe xhiroi fluturaken e argjendtë në formë të rrumbullakët e cila praktikisht nuk prodhonte kurrfarë zhurme.
Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi mbi qiellin e qytetit Filled, por tash për tash nuk dihet se çka mendojnë ufologët për këtë fluturake mbi qiellin e Turqisë.

Sido që të jetë kjo video është shumë e mirë dhe pas disa shikimeve mund të shihet qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë aeroplan komercial ose ndonjë fluturake të njohur nga njerëzit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button