www.Zemra.Org

Zbulohen votat e vipave

E gjithë kjo javë ka qenë shumë e ngjeshur me lajme sa i përket sferës politike. Zgjedhjet lokale në Tiranë kanë qenë kryelajmi i gjithë kësaj jave…Zëdhënës nga të dy partitë që dalin nga kampet përkatëse për të bërë deklaratën e radhës politike… Por kjo fushatë, zgjedhjet në vetvete janë karakterizuar nga një dukuri mjaft interesante. Për herë të parë gjatë këtij viti, dy kandidatët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë në fakt, krijuan profilet e tyre për fansat në Facebook. Nisur nga kjo ne po marrim guximin të tregojmë ‘like’-t që kanë bërë personazhet publike në këto faqe… Nuk e dimë në kjo nënkupton edhe votën që kanë hedhur ata në kutinë e fshehtë ditën e 8 majit… Selisë rozë, më saktë kandidatit të saj për Tiranën, Edi Ramës, i janë shtuar votat e Albana Osmanit, prezantueses së Top Channel; këngëtares Elsa Lila (ndonëse ajo nuk jeton këtu); Erion Zeqirajt të ‘BB3’; Ermal Merdanit, misterit të 2010; Evi Reçit, këngëtares së talentuar; Pamela Zyferi gjithashtu ish-banore në ‘BB’; këngëtares Rezarta Shkurta, etj… Po për kampin e djathtë cilët nga VIP-at kanë votuar? Adelajda Xhamani e ‘BB2’; Arian Çani, drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”; Artan Imami, aktori i njohur i Teatrit; Çiljeta Xhilaga, këngëtarja për të cilën dihen tashmë bindjet politike; Enxhi Kamenica, agjentja sekrete e ‘BB3’ e cila u angazhua gjatë këtij viti me fushatën e PD-së në Korçë; Rosela Gjylbegu; këngëtarët: Ervin Bushati, Edmond Mancaku, Frederik Ndoci; motra e këtij të fundit, Rita Ndoci; konkurrentët e ‘BB’ të këtij viti OG ose Olgeri, Toros Shahnaian, si dhe disa këngëtare nga Kosova: Zanfina Ismaili apo Shota Baraliu. Kjo është në vija të trasha pasqyra e zgjedhjeve në Facebook. Sigurisht që këtyre listave i bashkohen edhe shumë emra personazhesh të tjerë, duke përfshirë edhe deputetë të njohur të Kuvendit të Shqipërisë…

Exit mobile version