Në këtë operacion policor uniformat blu sekuestruan 200 litra vaj palmash të përzier me kokainë.
Sipas policisë kokaina është futur në territorin shqiptar përmes bidonave me vaj palmash që vinin nga Spanja.
Policia e Shtetit ka arrestuar katër tregtarët e vajit të palmave, por për arsye hetimi nuk i bën të ditur emrat e të arrestuarve.
Por këto burime nënvizojnë se katër të arrestuarit janë që të gjithë nga qyteti i Gjirokastrës.
Ky operacion ndërkombëtar në luftën kundër drogës u shtri në tre shtete, Shqipëri, Spanjë e Belgjikë.