Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Zbulohet rrjeti i drogës, trafikonin kokainë me bidona vaji palmash

Në një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zbuluar një rrjet të trafikimit të drogës në Shqipëri. Burime nga policia bënë me dije se droga e trafikuar ishte e llojit kokainë dhe transportohej për në Shqipëri me bidona të mbushur me vaj palmash.

Në këtë operacion policor uniformat blu sekuestruan 200 litra vaj palmash të përzier me kokainë.

Sipas policisë kokaina është futur në territorin shqiptar përmes bidonave me vaj palmash që vinin nga Spanja.

Policia e Shtetit ka arrestuar katër tregtarët e vajit të palmave, por për arsye hetimi nuk i bën të ditur emrat e të arrestuarve.

Por këto burime nënvizojnë se katër të arrestuarit janë që të gjithë nga qyteti i Gjirokastrës.

Ky operacion ndërkombëtar në luftën kundër drogës u shtri në tre shtete, Shqipëri, Spanjë e Belgjikë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close