www.Zemra.Org

33% e qytetarëve nuk e duan Maqedoninë

Në të njëjtën ditë kur agjencia “Fitch” ka publikuar se rejtingu i kredive të Maqedonisë përmirësohet nga niveli negativ në atë stabil, instituti “Legatum” e ka publikuar studimin “indeksi i përparimit”, sipas të cilës, qytetarët e Maqedonisë jetojnë më keq se në Nambi, Republikën Dominikane, Indonezi, Botsuana ose qytetarët e vendeve fqinje.

Sipas “Legatum” vetëm 35 për qind nga qytetarët janë deklaruar se janë të kënaqur nga standardi jetësor, ku Maqedonia renditet në vendin 98 nga gjithsej 110 vende.

Qytetarët e Maqedonisë nuk janë të kënaqur nga jetesa e tyre, janë kronologjikisht të varur nga sëmundja e papunësisë, kurse një pjesë vetëm kanë gjetur zgjidhje mbi kokë. Ata nuk iu besojnë njerëzve, kurse me kënaqësi iu ndihmojnë atyre aq sa kanë mundësi. Indeksi i përparimit në të cilin përkundër vlerësimit për standardin jetësor janë futur edhe katër kritere për sukses ekonomiko-social, e renditë vendin në pozitën 72 që është një rënie për dy vende në krahasim me vitin e kaluar.

Përmirësimi i rejtingut, sipas ministrisë së financave është një sinjal pozitiv për investitorët, si dhe për zvogëlimin e shpenzimeve gjatë lëshimit eventual të euro-obligacioneve në të ardhmen. “Ky është një sinjal i rëndësishëm në botë, për investitorët të cilët e ndjekin zhvillimin nëpër botë. Për ata të cilët dëshirojnë të investojnë, çdo ndryshim i tillë i rejtingut tregon se Maqedonia është destinacion i mirë për investime”, tha ministri Zoran Stavrevski.

Nga instituti “Legatum” listën e bëjnë me qëllim që të kihet parasysh në çfarë mënyre dhe sa ekonomia, shëndetësia, liria, pushteti dhe arsimi ndikojnë ndaj zhvillimit ekonomik dhe mbi lumturinë e banorëve në një shtet.

Sipas këtij studimi 1/3 e qytetarëve të Maqedonisë janë të papunë, kurse gjendemi në vendin 92 për sa i përket gjendjes së tregut për punësim. Sipas mendimit të qytetarëve për kushtet ekonomike, Maqedonia është e renditur në vendin 87.

Nga ky hulumtim, 44 për qind e banorëve të Maqedonisë kanë theksuar se janë të lumtur nga niveli i lirive të të shprehurit, përderisa 8-10 persona konsiderojnë se shteti është vend i mirë për të jetuar pakicat etnike.

Vetëm 12 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se mund t’iu besohet njerëzve të tjerë, në të cilin nivel renditemi në pozitën 88. Por, Maqedonia është në pozitën 33 kur bëhet fjalë për dhurimin në organizata humanitare.

Exit mobile version