Vajza 21 vjeçare me origjinë nga Kosova kishte arritur të triumfojë para dhjetëra bukurosheve belge dhe të vendeve të tjera. Ajo u zgjodh si vajza më e bukur e Brukselit duke u bërë kandidate për pjesëmarrje në “Miss Belgjika 2012”.
Ajo në një intervistë për televizionit “7 sur 7” ka deklaruar se ishte e lumtur që ka arritur që të sfidojë në këtë garë bukurie dhe se kurrë nuk kishte menduar se do të jetë e para.
Spektakli u mbajt në kështjellën Birgminham të qytetit Anderlecht. Organizatori Severine Vandeghinste ka spjeguar se Albana posedon trupin, buzëqeshjen dhe artin e një “Miss” dhe nuk është çudi nëse kjo fiton edhe Miss Belgjika, ngase një perfeksion të tillë mund të gjeshë rrallë ndokund.