VIP

Albana Berisha fituesja e “Miss Bruxelles 2012”

Albana Berisha nga Kosova është zgjedhur gjatë kësaj fundjave si “Miss Bruxelles 2012”.

Vajza 21 vjeçare me origjinë nga Kosova kishte arritur të triumfojë para dhjetëra bukurosheve belge dhe të vendeve të tjera. Ajo u zgjodh si vajza më e bukur e Brukselit duke u bërë kandidate për pjesëmarrje në “Miss Belgjika 2012”.

Ajo në një intervistë për televizionit “7 sur 7” ka deklaruar se ishte e lumtur që ka arritur që të sfidojë në këtë garë bukurie dhe se kurrë nuk kishte menduar se do të jetë e para.

Spektakli u mbajt në kështjellën Birgminham të qytetit Anderlecht. Organizatori Severine Vandeghinste ka spjeguar se Albana posedon trupin, buzëqeshjen dhe artin e një “Miss” dhe nuk është çudi nëse kjo fiton edhe Miss Belgjika, ngase një perfeksion të tillë mund të gjeshë rrallë ndokund.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button