Ish-miss Shqipëria dhe njëra nga modelet më të njohura, jo vetëm në botën shqiptare, por edhe jashtë saj, Angela Martini, po përgatitet për një kalendar shumë ‘hot’.
Ajo këto ditë i ka realizuar disa foto me bikine në natyrë, nën aparatin e fotografit të njohur Fadil Berisha, foto të cilat janë realizuar në Tiranë.
Mësuam se do të jetë një kalendar më shumë për të treguar si duken bikinet e saj, po pse jo edhe për t’i shitur ato edhe në Shqipëri.
Besoj se nëse shitet ky kalendar, pakkush do të mund të rezistojë pa e blerë atë, sidomos meshkujt?