www.Zemra.Org

Babë e birë nga Maqedonia rrihen me policët gjerman (VIDEO)

Një video e zënkës mes policëve gjermanë dhe tre personave është shikuar me qindra mijëra herë në internet. Ndaj tre personave të martën është zhvilluar një seancë gjyësore në Gjykatën rajonale në Zwickau.

I dyshuari kryesor, Isen S. (39) kaloi me një vërejtje, shkruajnë mediat gjermane.. Ajo që ndodhi në të vërtetë: Policët gjermanë kanë dashur ta shoqërojnë shtetasin libanez Sanad E. (24) në një seancë gjyqësore, pasi ai nuk ishte paraqitur me kohë.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Isen S. filloi t`i provokojë zyrtarët dhe ua mbante celularin para hundës, për ta incizuar ngjarjen. “E kam shikuar për një kohë të gjatë dhe m`u bë e tepërt”, tha polici gjerman, i cili më pas ia rrëmbeu telefonin nga dora. Pas kësaj filloi zënka, sepse në ndërkohë ndërhyri edhe djali i Isenit, Noris D. (17).

Policët u djersitën mjaft dhe nuk kishin mundësi tjetër, përpos se ta përdorin gazin lotësjellës për ta qetësuar situatën. Babë e birë e pranuan veprën dhe kërkuan falje. Nuk ka mundur të sqarohej nëse edhe shtetasi libanez ka qenë i përfshirë dhe u lirua nga akuzat. Noris D. duhet të punojë 40 orë punë sociale.

“Për shkak të videos, m`u ndërpre shkollimi”, tha ai. Babai i tij, Isen S., u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për sulmin ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit, i shndërruar në dy vite me kusht. “Çfarë shembulli jeni për fëmijët tuaj?” (Përveç Norisit, Iseni ka edhe tre fëmijë të tjerë). Herën tjetër nuk do të ketë më vërejtje”, ka thënë gjykatësi.

Exit mobile version