E tëra kishte filluar kur ai ishte njohur me kompozitorin dhe aranzhuesin e këngëve Vichy Ratey, i cili ia kishte miksuar atij këngët “Do it Like e Dude”, që këndohet nga këngëtarja Jassie J dhe këngën “Down” të Jay Sean.
“Ratey i ka punuar edhe miksimin e këngëve por edhe videot e tyre”, thotë për Express Besarti, i cili nuk ka më shumë së 14 vjet.
Tani ai thotë se është duke e punuar një këngë të tij origjinale, prapë me Ratey. “Ai është duke e punuar një këngë që është edhe rap, si dhe do ta bëj edhe një imitim dhe xhirim të një këngë të një këngëtari tjetër”.
Morina thotë se e ka njoftuar Ratey’in në Facebook ku edhe kishte lindur bashkëpunimi.
“Ai me tha se e kam zërin shumë të mirë dhe me ftoj në studion e tij ku nuk vonuam shumë dhe ben miksimin e imitimit të këngës së Jessie J”.
Për Vichy Ratey në Gjermani thuhet se është muzikanti më interesant. Ai ka zbuluar disa këngëtarë në youtube.com, përderisa Besarti është njëri prej tyre.
Por, nuk është vetëm Ratey që e lëvdon Besartin. Ai ka marrë një numër të madh të lëvdatave edhe nga mësuesit e tij të muzikës në shkollë. “Ata vazhdimisht më shtynë që të merrem me muzikë, ndërkaq pasi të bëj 16 vjet besoj se do të konkurroj në shoun që ka konkurruar edhe Ardian Bujupi”.
Shumica e këngëve që ka bërë deri me tani Besarti janë lansuar në youtube dhe komentet për të janë shumë interesante.
Shumica e komentuesve e lëvdojnë Besartin për zërin e tij dhe nga lagja e tij në Gjermani konsiderojnë se ai mund të jetë një yll i së ardhmes.
Ndryshe, Besarti thotë se së pari ia ka nisur të këndojë para shokëve të tij, të cilët vazhdimisht i thonë atij që të merret me muzikë.
Nga talenti që ai ka mund të quhet shumë thjesht Justin Bieber shqiptar!