Lorik Cana dhe Ervin Skela ishin përfshirë në një konflikt për shiritin e kapitenit, ku pas diskutimeve të ashpra, zhveshtorja është ndarë në kampin e lojtarëve kosovarë dhe atyre shqiptarë. Madje besohet se se edhe pas ndeshjes lojtarët nuk janë parë duke biseduar shumë njëri me tjetrin, gjë që ka hedhur edhe më tej dyshime mbi kredencialet e kombëtares tonë për kualifikim në Euro 2012.