Panorama shkruan se Dafina është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin është në lidhje që prej më se një viti dhe shkak për këtë sipas gazetës është xhelozia mes tyre. Madje Panorama shkon aq larg sa që beson se Dafina është në lidhje me menaxherin Drin Zatriqi.
Megjithatë, ne besojmë se përderisa mund të jetë i vërtetë lajmi për ndarjen nga Krenari, mund të konsiderohet i pa vërtetë pohimi se ajo mund të jetë e përfshirë në një aferë me Drin Zatriqin.
Telegrafi ka tentuar t’i kontaktojë Drinin dhe Dafinën, por kjo ishte e pamundur pasi që të dy i kishin celularët e fikur.
‘Tweet’-i i fundit i Dafinës në Twitter ishte para shtatë orësh dhe në të ajo shkroi titullin e këngës “King of Sorrow” të kënduar nga Sade, këngë kjo dashurie përmbajtja e të cilës sugjeron se diçka mund të ketë ndodhur në jetën private të këngëtares. /Zemra.Org/