Dhe dasma e saj mund të jetë një prej dasmave më të shtrenjta të dekadës, mbase edhe të gjithë historisë së njerëzimit deri tash. Ja disa detaje që zbulojnë mediat britanike:
- Festë treditore në jug të Francës, e ndjekur nga kurorëzimi që do të realizohet në hotelin luksoz Grand Hotel Du Cap Ferrat.
- 73 dhoma të hotelit janë rezervuar, që tash, me një çmim prej 1.5 milionë dollarësh.
- Sir Elton John do të këndojë në dasmë dhe ai do të fitojë 2 milionë dollarë.
- Lionel Richie po ashtu do të këndojë. Ai do t’i kushtojë Tamaras pak më lirë.
- Në mesin e të ftuarve janë edhe mbesat e Mbretëreshës, Princesha Eugenie dhe Beatrice, të cilat kurrë nuk shkojnë nëpër ngjarje të hapura si kjo. Dhe, mos të harrojmë Paris Hilton.
- Dhe stafi shërbyes që do të kujdeset për gjithçka gjatë këtyre ditëve të festës martesore.