Dhe, siç e dimë kjo gjithnjë ka ndodhur për shkak të nivelit të lartë të kompresimit që faqja zakonisht përdor për fotografitë të cilat ne i ngarkojmë në të.
Mirëpo, duket se kjo gjë tashmë do të ndryshojë në javët e ardhshme, atëherë kur Facebook pritet të mundësojë shfletimin dhe shkarkimin e fotografive në rezolucion të lartë.
Prej momentit të parë që Facebook të mbështesë opsionin e ri, ne të gjithë do të jemi në gjendje të shikojmë dhe të shkarkojmë fotografi në maksimum prej 2048 pikselave. Mësohet se bashkë me opsionin për shkarkimin e fotografive në kualitet të ri, Facebook gjithashtu do të lëshojë edhe një opsion të ri për shikimin e fotografive.
Ndryshimet e reja sa i përket pjesës së fotografive, Facebook pret t’i lëshojë në javët në vazhdim, dhe të njëjtat t’i mundësojë për të gjithë përdoruesit e saj aktiv.