Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut bënë të ditur se 3 prej të arrestuarve janë shqiptarë me banim në Maqedoni, ndërsa 2 të tjerët janë banues në qytetin e Shkodrës. Dollarët shërbenin për transaksione bankare. Në pranga kanë rënë shtetasit Edmon Temali, 41 vjeç, e Nesti Rekaj 34 vjeç, nga Shkodra, Zaim Bajrami, 33 vjeç, Isli Bajrami 57 vjeç dhe Nasim Zeneli, 47 vjeç, shqiptarë me banim në Maqedoni.
Sipas burimeve, forcat e policisë i kanë ndaluar poseduesit e vlerave të mëdha financiare në Lagjen nr.13, pikërisht në zonën e plazhit, 4 km në jug të qytetit bregdetar. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dollarët e vendosur në disa çanta si dhe dy automjete, një Benz me targa SH 3663 E, dhe një Volkswagen me targa të huaja.
Policia bëri të ditur se dollarët fals janë stampuar jashtë Shqipërisë dhe janë sjellë në vendin tonë nëpërmjet Maqedonisë.
Burime të rezervuara bëjnë të ditur se dollarët mund të përdoreshin nëpër kazino ose aktivitete të tjera të lojërave të fatit.