Pasuria e tyre vlerësohet në qindra miliona euro dhe disa herë janë arrestuar nga policia gjermane për t’u liruar më pas në mungesë fakteve. Pasuria e tyre vlerësohet rreth 400 milionë euro.
Serbja Natasha Bekvalac, sipas gazetës “Kurir” është parë në bregdetin kroat, në Poreç, në shoqërinë e tij dhe më pas kanë pasur një darkë të nxehtë të shoqëruar me të qeshura dhe intimitet, transmetojnë mediat. Ajo personalisht nuk e ka pranuar që është takuar me Qazimin.
“Është e vërtetë se unë kam qenë në Poreç me një mik. Nuk dua të komentoj atë që thoni ju, sepse ajo është e pakuptimtë”, ka thënë ajo.