Një përleshje me armë mes dy grupeve të rinjsh në Korçë ka lënë të vdekur një person, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.
BalkanWeb raporton se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të hënës në lagjen nr. 8 “Radaneci”, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes.
Policia ka sqaruar se të rinjtë fillimisht e nisën sherrin brenda ambienteve të një dyqani lojërash fati, e më pas në rrugë ndodhi edhe përplasja me armë. Policia ka ngritur postoblloqe në të gjitha pikat hyrëse të qytetit, për të ndaluar autorët e mundshëm të kësaj përleshje.