Megjithatë, sipas sondazhit, udhëheqja e SHBA-së ka dështuar që të marrë mbështetje në shtetet si në Francë, Spanjë dhe Suedi, ku miratimi ka rënë në nivelin e vitit 2011.
Pikëpamjet për lidershipin amerikan kanë vazhduar që të përkeqësohen në shtetet e goditura nga kriza ekonomike, si Hungaria, Kroacia, Maqedonia e Austria.
Rusia thuhet ta ketë zëvendësuar Serbinë në vitin 2012, si një shtet evropian me miratimin më të ulët për lidershipin amerikan, vetëm 14 për qind.
Siç raporton Rel, në sondazh thuhet se imazhi i udhëheqjes amerikane gjatë vitit të katërt të Barack Obamas si president, ka qenë më i dobët sesa në vitet paraprake.
Miratimi mesatar i lidershipit amerikan në 130 shtete ka qenë 41 për qind, në vitin 2012, krahasuar më 49 për qind, sa ishte në vitin e parë të Obamas si president.
Me gjithë këto shifra të ulëta, miratimi prapë mbetet më i lartë sesa që ishte në fund të administratës së presidentit Bush.