www.Zemra.Org

Kukës, sulmohet autobusi nga Kosova

autobusi.Një autobus me pasagjerë nga Kosova, që po kthehej nga Durrësi, është sulmuar nga persona të paidentifikuar.

Autobusi me targa 537 KS 712 në afërsi të Morinës, është qëlluar nga përpara në krahun e fatorinos, ku fatmirësisht nuk është lënduar asnjë pasagjer, transmeton BW.

Shoferi i autobusit ka dëshmuar në polici se sulmi është kryer me armë zjarri, mirëpo policia e Kukësit e ka rrëzuar këtë dëshmi sepse në bazë të ekzaminimit të shenjave rezultoi se autobusi është sulmuar me gurë.

Ende nuk dihen rrethanat e sulmit, nëse sulmi ka për motiv grabitjen apo shkaqe të tjera.

Policia e Kukësit po punon për identifikimin e autorëve, ndërkohë që pasagjerët nuk kanë arritur të fiksojnë asgjë nga autorët.

Exit mobile version